Sulm i frikshëm, Kukësi përmbys Tiranën dhe konfirmohet forcë e dytë

schedule18:17 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 18:17 - 7 Dhjetor, 2019

Kukësi ka përmbysur disavantazhin 1-0 të pjesës së parë dhe ka fituar 1-3 përballë Tiranës. Shkurtaj me penallti, Gavazaj dhe një supergol i Abazaj vendosën rezultatin final të sfidës dhe i dhanë tre pikët Kukësit, që ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 24 pikëve, një pikë më pak se Partizani kryesues.

Ndeshja nisi shumë mirë për Tiranën, që gjeti golin që në minutën e nëntë me anë të Hasanit. Megjithatë, pjesa e dytë ishte shumë e dobët për bardheblutë, të cilët u ndëshkuan tre herë. Shkurtaj shënoi me penallti, duke mposhtur portierin Xhika me panenka.

Festa e Gavazaj te goli i dytë i Kukësit (75′)

Më pas, Gavazaj kaloi në avantazh Kukësin për herë të parë në këtë sfidë. Abazaj shënon nga një goditje dënimi, duke mposhtur për herë të tretë portierin Xhika. Një ndeshje shumë e mirë e verilindorëve, që konfirmojnë dhe njëherë tjetër se kanë sulmin më të mirë në Superiore./abncews.al