Suksesi nuk të ndalur për shqiptarët në botë: Albumi i Ava Max, i treti më i transmetuari këtë vit

schedule14:13 - 10 Tetor, 2020

schedule 14:13 - 10 Tetor, 2020

Duket se suksesi nuk ka të ndalur për këngëtaret shqiptare në botë.

Më i fundit vjen nga Ava Max, e cila ka pak kohë që e publikoi albumin e ri muzikor me titull “Heaven and Hell”. Ai është pëlqyer shumë nga publiku, duke u transmetuar plot 2 miliardë herë.

Në këtë mënyrë, Ava Max bëhet artistja e tretë femër, albumi i të cilës arriti të transmetohet më së shumti këtë vit në Spotify.

Kujtojmë se kënga e fundit e Ava Max është “Naked”, këngë e cila është pjesë e albumit “Heaven and Hell”. l.k/abcnews.al