Studimi: Mbi 4000 fëmijë në New York kanë humbur njërin nga prindërit për shkak të Covid-19

schedule09:03 - 1 Tetor, 2020

schedule 09:03 - 1 Tetor, 2020

Sipas një raporti të ri, mbi 4,000 fëmijë kanë humbur një nga prindërit për shkak të  koronavirusit.  Raporti, i botuar këtë muaj, kishte për qëllim të studionte ndikimin e  COVID-19 te fëmijët në New York.

Ekspertët e shëndetësisë deklaruan se njerëzit me ngjyrë kanë më shumë të ngjarë të kenë mungesë të qasjes në kujdesin shëndetësor, probleme shëndetësore, të përdorin transportin publik dhe të punojnë në të ashtuquajtura ‘punë thelbësore’, duke i vendosur ata në rrezik më të lartë të ekspozimit ndaj Covid-19.

Studiuesit zbuluan se nga katër milionë fëmijë nën moshën 18 vjeç, rreth 4200 fëmijë kanë humbur dikë të afërt nga koronavirusi midis periudhës mars dhe korrik të vitit 2020.

Sipas shifrave një në çdo 1000 fëmijë  ka humbur njërin nga  prindërit. Studime të shumta kanë treguar se pandemia ka prekur në mënyrë disproporcionale njerëzit dhe komunitetet me ngjyrë. Raporti zbuloi se një në çdo 600 fëmijë me ngjyrë në  New York dhe  një në çdo 700 fëmijë Hispanik kanë humbur një  nga prindërit për shkak të COVID-19.

Ky është dyfishi i shkallës së vdekshmërisë në krahasim me fëmijët  aziatikë dhe të bardhë./abcnews.al