Studentët e sapodiplomuar në Korçë: Ja pritshmëritë për punësimin dhe fitimet

schedule16:13 - 5 Tetor, 2019

schedule 16:13 - 5 Tetor, 2019

Të sapodiplomuarit në Universitetin “Fan Noli” në Korçë presin të punësohen, por disa prej tyre kanë qëllimin të largohen jashtë vendit. Sektorin privat këta studentë e shikojnë më fitmprurës ndaj nuk preferojnë punësim në shtet.

E vetmja me medalje ari e këtij viti akademik në Korçë beson se e ka të sigurte punësimin. Studentja e degës matematikë -fizikë Klodiana Dhëmbi nuk e mendon largimin jashtë vendit.

Ata që kanë në dorë një diplomë të degës së teknologji –informacionit e quajnë veten më me fat. Pritshmëritë për t’u punësuar janë të larta kryesisht jashtë vendit. Por shumë nga ata preferojnë sektorin privat si me fitimprurës.

Por të sapodiplomuarit në degën e  marketing-turizmit thonë se tregu vendas është i vogël dhe ju jep pak shpresë për t’u punësuar. Gjermania mbetet synimi i afërt për ata që mendojnë se mund t’ja dalin edhe jashtë me njohuritë që kanë fituar.

Ata te gjuhëve të huaja e kanë pasur më të lehtë të aplikojnë dhe më pas të fitojnë një vend pune në Gjermani, duke pranuar të punojnë edhe jashtë profilit të formimit.

Universiteti “Fan Noli” ka katër fakultete,të cilat ofrojnë 48 programe studimi,të nivelit të parë,por edhe master profesional dhe shkencor. Shtatë prej këtyre programeve i përkasin ciklit dy vjeçar profesional,për të  cilin ka pasur interes të lartë nga maturantët. /ABC news Albania 24/7