Stoli e ka lodhur, Icardi i ndarë mes Anglisë dhe rikthimit në Serie A

schedule12:56 - 10 Prill, 2021

schedule 12:56 - 10 Prill, 2021

Mauro Icardi e ka humbur postin e titullarit te PSG dhe në të njëjtën kohë po e humbet edhe durimin. Reparti ofensiv i kampionëve të Francës është ndër më të kompletuarit në planet dhe konkurrenca është e madhe.

Pavarësisht kësaj, L’Equipe raporton se 28-vjeçari argjentinas (7 gola në 19 ndeshje këtë sezon) ka vendosur të largohet dhe të provojë një aventurë të re. E ardhmja e Icardit është e ndarë mes Serie A dhe Premier League.

Goleadori ka mall për Italinë, aty ku e presin krahëhapur Juventusi dhe Roma. Dy klubet po garojnë mes tyre për shërbimet e lojtarit latin. Kampionët janë gati të përfshijnë Dybala në operacionin e rikthimit të Icardit në Serie A. /abcnews.al