Është shtyrë për në datën 1 nëntor seanca për regjistrimin e statutit të Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha kërkon konfirmimin si kryetar i saj.
Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raportoi se kjo nuk ishte një seancë e lehtë për Bashën.
Kjo për faktin se në këtë seancë, kishte edhe dy palë të tjera, PD e Berishës dhe grupimi i Gazment Bardhit.
“Duket se do të jetë një proces që nuk do të jetë i shkurtër. Seanca e radhës do të jetë më datë 1 nëntor. Këtë herë, nuk u krijua ngërçi nga Grupi i Rithemelimit, por nga grupi i Gazment Bardhit. PD zyrtare, me Indrit Sefën si përfaqësues i saj, kërkoi prej këtij grupimi dhe prej gjykatës, që t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet që kanë të bëjnë me regjistrimin e ankimit të bërë nga grupimi Bardhi, 7 deputetët, të cilët kanë çuar kërkesën në Gjykatën e Tiranës, për ta çregjistruar Lulzim Bashën nga regjistri i partive politike ku ai figuron kryetar i saj, dhe të njihen vendimet e Këshillit Kombëtar të mbledhur nga Gazment Bardhi, dy ditë para se të zgjidhej Lulzim Basha kryetar më 29 korrik. Grupimi i Bardhit është palë në këtë proces”, raportoi gazetarja Shevroja.
Basha nuk ka reaguar ende për akuzat ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me privatizimin e ish kompleksit sportiv, “Partizani”./abcnews.al


