“Spiunë” në shtëpitë e fëmijëve

schedule14:35 - 30 Maj, 2018

schedule 14:35 - 30 Maj, 2018

Për të parandaluar abuzimet e punonjësve ndaj fëmijëve të braktisur në institucionet e përkujdesit social, Ministria e Shendetesise dhe Mirëqënies Sociale do të rekrutojë agjentë. Roli i tyre do të jetë informimi për sjelljet e stafit. Ministrja Manastirliu e bëri të ditur këtë bashkë me planin një-vjeçar që synon kthimin e fëmijëve tek familjet biologjike apo kujdestare. 

Milena dhe Genti kishin një qëllim! Pavarësisht se çfarë do t’u rezervonte e ardhmja ata do të bëheshin prinder edhe për një fëmije të braktisur.

Bashkëshorti e humbi jetën, ndërsa e shoqja po sillte në jetë fëmijën e tyre të dytë, por Milena nuk hoqi dorë nga dëshira e përbashkët.

Ajo sot është nëna biologjike e Deas dhe Aronit dhe nëna kujdestare e Leas. Fëmijët pa kujdes prindëror Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale synon që t’i kthejë në familjet biologjike ose t’i dërgojë në një familje kujdestare brenda një viti.

Ndërsa për të parandaluar abuzimin me fëmijët veç vëzhgimit të institucioneve të përkujdesit social me kamera do të përfshihen dhe agjentë të cilët do të informojen për çdo sjellje të palejuar.

Në nëntë instituconet e përkujdesit në vend qëndrojnë 230 fëmijë, 160 prej tyre janë dërguar atje nga familjet për shkak të kushteve sociale apo ekonomike, 28 janë braktisuar që në lindje dhe vetëm një që i ka humbur të dy prindërit./abcnews.al