Spitali Amerikan zhvillon kongresin e tretë multidisiplinor mjeksor

schedule18:15 - 16 Nëntor, 2017

schedule 18:15 - 16 Nëntor, 2017

Spitali Amerikan zhvilloi ngjarjen më të madhe mjeksore në vend, kongresin e tretë multidisiplionor. Mjekë vendas nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës diskutuan për inovacionet në mjeksi.

Mbi 500 lektorë të mirënjohur nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe 2 mijë pjesëmarrës morën pjesë në Kongresin e tretë Multidisiplinor Mjekesor.
“Inovacionet në Mjeksi” ishte tema e ngjarjes më të madhe mjeksore në vend organizuar nga Spitali Amerikan.
Ministrja e Shëndetësisë e cilësoi sektorin privat si plotësues të atij publik në ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj pacientit. Qeveria do të vijojë ta mbështesë edhe në vijim.
Por në ofrimin e një shërbimi cilësor, një rol kryesor e luan personeli mjeksor. Mjekët shqiptarë morën vlerësimin e kolegëve të tyre që punojnë nëpër botë.
Spitali Amerikan, i cili prej dhjetë vitesh operon në vendin tonë me synimin për të ofruar shërbime cilesore shëndetesore, mbështetur tek profesionistët dhe teknologjia më modern, vlerësoi me certifikata mjekë të huaj dhe vendas.
Në këtë kongres do të prezantohen 13 seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe dy formume infermierore dhe tryeza diskutimi për studentë.
Kongresi i III Multidisiplinar Mjekësor i vetmi me përmasa të tilla në Shqipëri është vlerësuar me 16 kredite dhe 12 kredite të tre Workshop-et./abcnews.al

 

https://youtu.be/u1NZVhDQRs8