Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spiropali: Parlamenti do fillojë procedurën për shkarkimin e Metës

schedule10:00 - 10 Qershor, 2019

schedule 10:00 - 10 Qershor, 2019

“Parlamenti do fillojë procedurën për shkarkimin e  Metës”. Këtë deklaroi zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali në një deklaratë të shkurtër për mediat.

“Kryesia ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës dhe ka vendosur që të enjten në seancë plenarë të zhvillojë një debat duke shtjelluar gjithë argumentat sesi Ilir Meta ka sulmuar brutalisht Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës e asnjë Kushtetutë dhe aq më pak të quajtur dekretim.

Në fund do i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike, por ne si kryesi e PS-së mendojmë Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë funksion dhe Parlamenti do fillojë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës.



Do të nisë në seancën e së enjtes ku të gjithë argumentat do të shtjellohen plotësisht dhe është detyra jonë juridike për të mbrojtur kushtetutën dhe republikën parlamentare. Do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese më shumë, por kjo nuk na heq ne të drejtën për të filluar procesin e shkarkimit. Në 30 Qershor do ketë zgjedhje”, tha Spiropali./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!