Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Specialja, mundësi e re”/ Hisen Berisha: Mund të kemi falje nga presidentja për ish krerët e UÇK

schedule09:03 - 8 Tetor, 2026

schedule 09:03 - 8 Tetor, 2026

Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që synon të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ish deputeti i PDK, Hisen Berisha thotë se miratimi i ndryshimeve për këtë ligj, është një mundësi e re për ish krerët e UÇK.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Berisha u shpreh se mund të ketë falje nga presidentja.



“Nëse ligji do i sfidojë pengesat, pra të botohet në Fletoren Zytare dhe të japë efekt në veprim, atëherë nuk e shoh se i nxjerr nga burgu, apo i liron. Tani e hap një mundësi të re. Me këtë projektligj, kjo mundësi hapet për ta që të ketë mundësi për falje nga ana e presidentit. Falja nuk nënkupton pafajësi. Shkurtimi i dënimit në 15 vjet, prapë nuk do të thotë lirim nga akuza, nga dënimi dhe fajësia. Por nëse shkohet në këtë anë, mund të jetë subjekt i faljes presidenciale, por dallimi mes dënimit dhe fajësisë është diçka tjetër. Ne po flasim për gjuhën e ligjit. Ligji i ri po të miratohet në formën e propozuar, nuk do të thotë automatikisht se aktgjykimi shpallet i pabazë. Vetë ligji nuk po e thotë këtë. Por të zbritet nga 25 në 15. Dallimi mes dënimit dhe fajësisë është esencial. Rrëzimi i gjykimit, nuk është rrëzimi i aktgjykimit. Falja e presidentes nuk është e njëjtë me pafajësinë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!