Ish deputeti i PDK, Hisen Berisha thotë se një vendim për pafajësinë e ish presidentit Hashim Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK, do ishte fitore e madhe për Kosovën.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Berisha u shpreh se Thaçi ka peshë të madhe politike me ato që ka bërë.
“Unë mendoj se fiton parimi i drejtësisë, fiton vetë Kosova. Mendoj se është naivitet, që kjo do përkthehet në vota. Ne jemi në proces politik. Do jetë fitore morale dhe shtysë e madhe, vetë pafajësia e saj. Edhe për popullin e Kosovës. Pesha politike e Thaçit është ndryshe. Nuk kthehet Hashim Thaçi si ish president, por si person që ka qenë në qendër të vendimmarrjes për Kosovën. Kthimi i tij nuk duhet domosdoshmërisht të jetë në një post. Kurti e ka vënë përballë Thaçin, do ishte pika më interesante nëse do kishim vendim të pafajësisë, shpresoj që po. Për peshat e tij politike, unë e shoh që mund të vendoset mbi palët”, theksoi ai./abcnews.al



