Spanja nuk e ka ndryshuar qëndrimin, nuk e njeh Kosovën

schedule18:52 - 4 Maj, 2021

schedule 18:52 - 4 Maj, 2021

Ministrja e Jashtme e Spanjës, Aranca Gonzalez në takimin me homologun e saj serb Nikola Selakoviç është shprehur se Spanja nuk do e njohë Kosovën.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se ato do të mbështesim edhe më vendosmërisht atë dialog si një mënyrë për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës.

“Spanja i përmbahet parimit të mosnjohjes së Kosovës. Ne e kemi mbrojtur atë pozicion deri më tani, ne po e bëjmë sot dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Ne duhet ta mbështesim edhe më vendosmërisht atë dialog si një mënyrë për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës”, tha ministrja./abcnews.al