Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasada Amerikane: Krenari që Shqipëria i bashkohet nismës “Trump Peace Pipelines Framework”

schedule10:35 - 20 Nëntor, 2026

schedule 10:35 - 20 Nëntor, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur përfshirjen e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shpreh krenarinë për këtë angazhim, ndërsa bën të ditur se Ambasadori Erik Wendt ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit gjatë Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC).

Sipas ambasadës, ky angazhim dëshmon rritjen e bashkëpunimit rajonal për sigurinë dhe diversifikimin energjetik. Gjithashtu, ai konsiderohet një hap i rëndësishëm për të ulur cenueshmërinë e rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji dhe për të krijuar mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë.

“Krenari të shohësh Shqipërinë t’i bashkohet nismës “Trump Peace Pipelines Framework”, ndërsa Ambasadori Wendt nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC), duke dëshmuar për rritjen e angazhimit rajonal për sigurinë dhe diversifikimin energjetik. Ky është një hap i rëndësishëm drejt uljes së cenueshmërisë së rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë”, thuhet në postim.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!