Southgate: I rezistuam presionit të Kosovës, kemi ende probleme

schedule21:03 - 17 Nëntor, 2019

schedule 21:03 - 17 Nëntor, 2019

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, foli pas ndeshjes me Kosovën, ku tha se skuadra e tij lejoi shumë hapësira dhe ka disa probleme për t’u analizuar. Edhe pse triumfoi 0-4, Southgate pati kritika ndaj të tijve.

“Ne duhej t’i rezistonim presionit të Kosovës, u dhamë atyre disa shanse në pjesën e parë, që në në një ndeshje tjetër, mund të ndëshkoheshim, por në fund kundërsulmi ynë ishte absolutisht i pamëshirshëm.

“Ne kemi dalë nga ky grup më të fortë se sa kemi qenë kur e kemi filluar. Unë nuk mund t’i fajësoj lojtarët që kanë shënuar një numër të madh golash. Unë mendoj se Alex (Chamberlain) sot ishte një plus i madh për ne në mesfushë.

Aftësia e tij për të marrë topin nën presion dhe për të ruajtur qetësinë e ndihmoi skuadrën. Kemi pësuar shumë raste në këto ndeshje kualifikuese dhe ky është një problem që do të analizohet”, përfundoi Southgate./abcnews.al