Sot ndërmerren hapa të rëndësishëm, çfarë kanë parashikojnë yjet për këtë të diel

schedule07:21 - 29 Nëntor, 2020

schedule 07:21 - 29 Nëntor, 2020

Dashi

Gjendja juaj sot nuk do të jetë aq e mirë dhe kjo do ju bëjë të shihni disa gjëra me negativitet. Kini kujdes që të mos jeni pesimist, sepse përndryshe nuk do të jeni në gjendje të përballeni me situatat e ndryshme që do t’ju dalin para.  Partneri sot do t’ju bëjë disa naze dhe kjo gjë do t’ju mërzitë pak. Në lidhje me financat duhet të tregoni një kujdes më të madh pasi ditë të vështira do të vinë dhe ekonomia juaj nuk do të jetë në atë stad që ka qenë.

Demi

Ju dëshironi të bëni shumë ndryshime në jetën tuaj sot. Por duhet të shmangni hapat e nxituar, sepse mund të bëhen gabime që nuk do të mund të korrigjoni më vonë. Ju dhe partneri po mendoni të lëvizni në një shtëpi të re, kjo gjë do t’ju bëjë mirë dhe do t’ju lidhë më shumë me njëri tjetrin. Familjarët tuaj do të jenë kundër për disa vendime që do të merrni ata do ju bëhen pengesë dhe do t’ju ndalojnë që ato vendime ti çoni deri në fund.

Binjakët

Do të inkurajoheni dhe do ta lini veten të lirë. Romanca dhe çështjet e dashurisë janë shumë në tension sot, kështu që nuk duhet të humbisni sidomos pjesën e pasdites. Shumë situata të sikletshme do ju shqetësojnë sot, mirëpo mos lejoni që këto situata tju prishin punë dhe t’ju largojnë nga synimet dhe qëllimet që i keni vendosur vetes tuaj.

Gaforrja

os kërko të vlerësohesh më pak nga sa ke material të japësh. Përpiquni të mos nxitoheni sot dhe të thoni gjëra që nuk i mendoni sepse do të lëndoni njerëzit që keni pranë. E mendoni dashurinë si një aventurë të madhe kështu që mos u surprizoni kur ajo të nisë në disa vende që nuk e keni menduar kurrë. Ju dhe partneri juaj do të ndiheni të inkurajuar për të sfiduar dhe për të bërë diçka bashkë që do t’ju lidhë akoma më fort.

Luani

Sot ju do të ndjeni mjaft kuriozë për të zbuluar gjëra të reja dhe do të keni dëshirë të vizitoni vende të cilat nuk i keni vizituar më parë. Disa miq do t’ju bëjnë të merrni pjesë në një aktivitet social, gjë e cila do të sjellë shumë gjëra pozitive. Këtë ditë të diel do t’ju dëgjohen të gjitha këshillat dhe mendimet që keni në çështje të caktuara.

Virgjëresha

Sot do të keni mundësi të ndërmerrni hapa të rëndësishëm në çështjet që kanë ndodhur në të kaluar dhe për të cilat nuk keni gjetur një zgjidhje atëhere. Tani ka ardhur koha që ti jepni një drejtim. Nëse po kërkoni që të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror dhe doni të eksploroni mundësinë e një lidhjeje të re, atëherë është një ditë që ju ofron mundësinë që të komunikoni në mënyrë të ndryshme me njerëzit.

Peshorja

Duhet të zgjidhni një problem që keni me partnerin/en. Mos i lini gjërat për një moment të dytë, pasi situata mund të ndërlikohet më shumë. Ndërsa situata financiare do të jetë e qëndrueshme dhe do t’ju lejojë që të bëni disa shpenzime për veten tuaj. Këtë të diel do ti kushtoni një vëmendje të madhe imazhin dhe trupit tuaj.

Akrepi

Në pamje të jashtme duket se dita do të jetë e qetë, por gjërat po lëvizin dhe ju jeni gati të ndërmerrni papritur një hap që do të ndryshojë jetën tuaj. Në mbrëmje do të kaloni momente të këndshme me partnerin/en.  Një ftesë nga miqtë tuaj nuk duhet refuzuar sepse beqarët do të kenë mundësi që të njohin persona të rinj me të cilët do të krijojnë afrimitet.

Shigjetari

Do të shqetësoheni nga një energji që ndodhet mes teje dhe personit të zemrës. Për shkak të kësaj energjie keni vendosur që të mbani paksa distancë në çift, por kjo sipas këshillave të bëra nga yjet nuk është gjëja më e mirë që duhet bërë. Prandaj uluni dhe bisedoni me të për të sqaruar njëherë e mirë të gjitha shqetësimet dhe mosmarrëveshjet që keni. Prindërit tuaj do të kenë disa probleme është momenti i duhur që ju ti ndihmoni. Me financat duhet të tregoni pak kujdes.

Bricjapi

Këtë ditë të diel do të filloni të shqetësoheni më shumë se ç’duhet për një lidhje. Në kokë ju fluturojnë mendime të ndryshme që po ju bëjnë të imagjinoni skena të ndryshme. Në fakt këto që jeni duke imagjinuar nuk kanë lidhje fare se si janë në të vërtetë gjërat. Disa probleme në shkollë do t’ju bëjnë të çorientoheni paksa dhe të hiqni vëmendjen nga gjërat e tjera. Për ata që janë në punë i presin lajme të mira dhe ngritje në detyrë.

Ujori

Do të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme që nuk keni për ta harruar lehtë. Është e mundur që të dilni në një takim dhe do të bëni shumë qejf. Do të njihni në të vërtetë edhe personin që ju shoqëron. Jeni të stresuar? Atëhere gjëja më e mirë që mund të bëni është të shkoni të shpenzoni lek në dyqanet më të mira.

Peshqit

Sot do të keni mundësinë t’i flisni një njeriu të veçantë. Çështjet e diskutimit mund të mos jenë ato që patët menduar, por të paktën ky është vetëm fillimi. Duhet të merrni një vendim të rëndësishëm rrugës. Në jetën tuaj romantike ka një pengesë që duhet thyer. Sot duhet të merrni kurajon dhe ti dilni zot vetes tuaj. /abcnews.al/