Solskjaer: Gabuam ne dhe arbitri, ky sezoni më i paparashikueshëm

schedule11:19 - 28 Janar, 2021

schedule 11:19 - 28 Janar, 2021

Manchester United i dha fund mbrëmjen e kaluar ecurisë së 13-të rezultateve pozitive radhazi në Premier League. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer u mposht 1-2 në “Old Trafford” përballë Sheffield United.

Një shans i humbur për t’u rikthyer në vend të parë në kampionat, pozicion që mbahet nga Manchester City. Trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq”, analizoi sfidën e humbur përballë skuadrës së vendit të fundit.

Nuk krijuam shumë raste për gol, edhe pse i bëmë shumë presion kundërshtarëve. Topin e qarkulluam, por i falëm dy gola Sheffield. Kur pëson dy gola të tillë, gjithçka vështirësohet. Goli i tyre i parë lindi nga një faull, ndërsa tek i dyti u treguam shumë të ngathët, duhet ta largonim topin nga zona.

Nuk ia dolëm të çanim mbrojtjen e tyre, ata u mbrojtën mirë dhe nuk na lejuan hapësira. Sheffield meriton urime për fitimin e ndeshjes. Jemi të zhgënjyer, por po shohim shumë rezultate të çuditshme këtë sezon, është shumë i paparashikueshëm“, përfundoi Solskjaer. /abcnews.al