Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sokol Mulosmani, pranga sërish pas 28 vitesh/ Ish drejtori i Vlorës i arrestuar për trazirat e 1997, arrestohet në Tiranë

schedule14:26 - 28 Qershor, 2026

schedule 14:26 - 28 Qershor, 2026

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është arrestuar nga policia në Tiranë pas një konflikti për motive pronësie me vëllezërit e tij. Në pranga kanë rënë pesë persona, 4 prej të cilëve vëllezër. Sipas informacioneve paraprake, Sokol Mulosmani sëbashku me dy vëllezërit e tij janë përplasur fizikisht me vëllain Besnik Mulosmani në konflikt është përfshirë dhe nipi I tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet, ku përplasja mes familjarëve dyshohet se ka nisur për çështje pronësie, bëhet fjalë për një vilë 2-katëshe.

Menjëherë pas njoftimit forcat e komisariatit nr 4 në kryeqytet kane ndërhyrë dhe kanë arrestuar personat e përfshirë në konflikt. Ndërkohë për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijon hetimi nga policia.



Sokol Mulosmani ka qenë drejtues në policinë e Vlorës në vitin 1997. Ai është arrestuar në Tiranë edhe gusht të vitit 1998 si përgjegjës për ngjarjet e marsit të vitit 1997 së bashku me 5 persona të tjerë. Asokohe në pranga ranë dhe ish-ministrin e mbrojtjes Safet Zhulalin, ish-ministrin e Brendshëm, Halit Shamata, ish-nënkryetari i SHIK-ut, Bujar Rama, ish-kryetari i KLSH, Blerim Çela dhe ish-komandanti i forcave kundërajrore në ushtri, Kreshnik Luzha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!