“S’na mungon asgjë për fitimin e Champions”, lojtari i City paralajmëron rivalët

schedule17:12 - 30 Maj, 2020

schedule 17:12 - 30 Maj, 2020

Manchester City është përqendruar totalisht te triumfi i Champions League, kompeticion që nuk është fituar kurrë nga klubi anglez. Skuadra e Pep Guardiolës është një nga favoritet kryesore dhe ka hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në çerekfinale pas fitores 1-2 në Madrid kundër Realit.

Ryad Mahrez beson fort te shokët e ekipit dhe paralajmëron rivalët në një prononcim për The Guardian. Algjeriani i krahut të djathtë të sulmit, nuk sheh asnjë pikë të dobët te kampionët në fuqi të Anglisë dhe shpreson që gushti të sjellë festën e madhe.

Ky mund të jetë një moment i mirë për të fituar Champions League. Në fund të fundit, nuk na mungon asgjë. Kemi një klub solid pas nesh, një skuadër fantastike dhe një trajner të tillë. Me pak fjalë, kemi gjithçka për të arritur këtë objektiv.

Nuk e di nëse jemi më të mirët, por është e sigurt që i kemi kartat në rregull për ta marrë në duart tona trofeun e madh. Të gjithë duan të fitojnë Champions League, por jo të gjithë mund t’ia dalin. Do të jetë një sfidë e madhe deri në fund“, deklaron algjeriani. /abcnews.al