Skenar për Oscar, futbollisti “rrëmbehej” për t’i shpëtuar gjobave

schedule09:21 / 01/01/2020

E pabesueshme ajo që një futbollist brazilian bënte që si e si të mos gjobitej nga klubi i tij. I dashuruar pas jetës së natës, Paulo Silva detyrohej të sajonte rrëmbimin e tij. E kishte kaluar gjithë natën jashtë dhe nuk e përballonte dot stërvitjen të nesërmen.

Silva, i njohur me emrin sportiv Somalia, ishte i detyrua të gjente një justifikim për mungesën në stërvitje. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011 dhe braziliani ishte pjesë e skuadrës së Botafogo. Pasi kishte kaluar një natë të gjatë mes alkoolit, të nesërmen në klub kishte njoftuar që sulmuar, grabitur dhe rrëmbyer.

Gjithsesi gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Skenari i Somalia u zbulua shpejt, pasi policia kishte siguruar një video të marrë nga kamerat e sigurisë në zonën ku ai kalonte. Braziliani shfaqej duke u kthyer në shtëpi në orën 05:00 të mëngjesit, ndërkohë që dallohej duke fshehur bizhuteritë.

 

Pikërisht ato që më pas i denonconte si të marra nga rrëmbyesit e shpikur prej tij. Gjithsesi, policia pasi zbuloi gjithçka, ra dakord me klubin që t’i mbante sekret imazhet e zbuluara. Somalia pas shumë vitesh u rrëfye, duke treguar që historitë e tij ishin sajuar për shkak të gjobave të klubit.

Rregullorja Botafogo ishte e qartë: kush vonohej në stërvitje, gjobitej me 40 për qind të pagës mujore. Somalia u mundua t’i shpëtonte gjobave, por ishte e kotë. Klubi brazilian e gjobiti futbollistin pasi zbuloi gjithçka, ndërkohë që më pas e huazoi në ekipe të ndryshme deri kur i përfundoi kontrata, në vitin 2013. /abcnews.al

schedule09:21 / 01/01/2020