Situata nga koronavirusi, Vlora solidarizohet me Italinë

schedule20:43 - 25 March, 2020

schedule20:43 - 25 March, 2020

Vlora është solidarizuar këtë mbrëmje me Italinë. Vendi fqinj është duke kaluar një periudhë mjaft të vëshirë si pasojë e Covid-19.

Ndërsa për të shprehur solidaritetin në teatrin “Petro Marko”, u shfaq në projeksion flamuri italian përkrah atij shqiptar.

Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi, ndërsa vetëm 24 orët e fundit u shënuan 683 viktima. Ndërkohë deri më tani numri i viktimave ka arritur në 7503 dhe atyre të infektuar në 74 386. /abcnews.al