Situata nga Covid-19, Italia do të dërgojë mjekë për të ndihmuar Kosovën

schedule16:58 - 11 Gusht, 2020

schedule 16:58 - 11 Gusht, 2020

Ditë më parë, Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, njoftoi se Italia do të dërgojë një ekip mjekësor ushtarak për të ndihmuar Kosovën në luftën me COVID-19.

Ministrja e konfirmoi lajmin pas bisedës që kishte zhvilluar përmes telefonit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, shkroi kryediplomatja, pa dhënë ndonjë informatë tjetër.

Më herët kreu i Lëvizjes Vetëvendosje u dërgoi një letër ambasadorëve të huaj në Kosovë, të cilëve u kërkonte të ndihmonin Kosovën.

“Ambasadorë dhe diplomatë të nderuar, unë i kam shprehur këto vështrime me ju shumë herë në takimet tona. Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare”, ka shkruar Kurti.