Situata e zjarreve në Kaliforni pritet të përkeqësohet, qindra mijëra vetë lënë shtëpitë

schedule08:35 - 24 Gusht, 2020

schedule 08:35 - 24 Gusht, 2020

Një numër i madh personash në Kaliforni janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi situata e zjarreve vijon të përkeqësohet.

Ekipet e zjarrfikësve  janë duke punuar me turne 24 orëshe për të fituar betejën me flakët edhe pse ende pa rezultat.

Zjarret më të mëdha që kanë rënë ndonjëherë në këtë shtet kanë detyruar qindra mijëra persona të lënë shtëpitë, kanë djegur sipërfaqe të mëdha toke ndërsa ekziston frika se rrufetë dhe erërat mund ta përkeqësojnë situatën në vijim.

Raportohet se deri më tani çerek milioni persona janë nën urdhra apo paralajmërime për evakuim.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi të dielën që stuhi të tjera të thata pritet të vinë.

Këto kushte “mund të shkaktojnë erëra të forta, sjellje ekstreme të zjarrit brenda zjarreve ekzistuese dhe të kenë një potencial për të nisur vatra të tjera zjarri,” thuhet në faqen e internetit të CalFire. /abcnews.al/