Ne nje kohe kur fatkeqsite natyrore, si termetet dhe permbytjet, po kthehen ne nje kervcenim gjithnje e me te madh per ekonomine dhe qyetaret, eksperte vendas dhe nderkombetare u bene bashke ne nje forum per forcimin e cultures se sigurimit ne Shqiperi
Perfaqesues te instiucioneve, Autoriteti Mbikqyrjes Financiare, Shoqata e Siguruesve te Shqiperise dhe partnere nderkomebtare AON Hannover Re diskutuan mbi nevojen e krijimit te mekanizmeve me te forte mbrotjes per perballimin e pasojave qe sjellin fatkeqsite natyrore
Sekretarja e pergjithshme e Shoqates se Siguresve te Shqiperise, Mimoza Hajdarmeta,theksoi se perballimi I fatkeqsive natyrore kerkon bashkepunimin e gjithe aktoreve jo vetem qeverise
Ajo solli në vëmendje pasojat e tërmetit të vitit 2019, ku dëmet e shkaktuara arritën në rreth 1 miliard euro
Sipas Hajdarmetes, kjo ishte nje prove e qarte se sa i rendësishwm është forcimi i skemave të sigurimit dhe bashkëpunimi mes qeverisw, autoriteteve pergjegjese dhe tregut te sigurimeve
Në fokus të diskutimeve ishte edhe draftligji i hapur aktualisht për konsultim, i cili synon krijimin e një skeme më të qëndrueshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve nga katastrofat natyrore
Perfaqesuesit e sektorit theksuan se sigurimi nuk duhet parë thjesht si një produkt financiar, por si një mekanizëm sigurie ekonomike dhe solidariteti social, në një kohë kur rreziqet natyrore po bëhen gjithnjë e më të paparashikueshme


