Ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për bukurinë dhe stilin e veçantë që ka. Moderatorja Elita Rudi edhe këtë herë nuk ka zhgënjyer, teksa ka postuar një Instagram një imazh nga fotosesioni i ri, ku vjen me një stil komplet ndryshe.
Bukuroshja nga Kosova shfaqet e veshur me një fustan të gjatë dhe elegant, teksa mban në duar një shportë të mbushur me perime. Me flokët e lëshuara, Elita duket mjaft joshëse në mes të natyrës.
Elita Rudi dhe reperi Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pak kohë më parë, dhe së bashku kanë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Zëri. /abcnews.al