Si do të jetë moti nesër pas shkundjes nga tërmeti?

schedule23:12 - 17 Tetor, 2021

schedule 23:12 - 17 Tetor, 2021

Mbrëmjen e sotme Shqipëria u shkund nga një tërmet 4.5 Rihter me epiqendër në Lezhë, por që u ndje edhe në disa qytete të tjera, madje deri në Tiranë. Lëkundja shkaktoi frikë dhe panik, por fatmirësisht jo dëme.

Por si do të jetë moti nesër? Vendi ynë Sipas MeteoAlb pritet që të mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell në vendin tonë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Parashikohet që vranësirat të jenë më të fokusuara përgjatë kufirit lindor. Ndërsa kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonën e ulët dhe në vijën bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C. Era do të fryjë  kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të ulët./ Abcnews.al