Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Begaj: Vlerësim për reformat e ndërrmarra në rrugën drejt BE

schedule13:50 - 5 Maj, 2026

schedule 13:50 - 5 Maj, 2026

Një vlerësim për reformat e ndërmarra për përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE, e ka cilësuar presidenti Bajram Begaj miratimin e raportit të PE për vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se Shqipëria është e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj evropiane për arritjen e objektivit strategjik, anëtarësimit të plotë në BE.

“Miratimi i Raportit për Shqipërinë të Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian është një vlerësim për reformat e ndërrmarra për përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.



Shqiperia është e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj evropiane për arritjen e objektivit strategjik,  anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, shkruan Begaj.

Është votuar këtë të martë, më 5 maj, raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë për vitin 2025. Në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme, eurodeputetët votuan me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenime.

“Shqipëria konsiderohet një nga dy front runner në zgjerimin e BE, për t’u anëtarësuar, e themi edhe në këtë raport. Sigurisht, vëmendja më e madhe duhet të jetë te reformat, të vijojnë, të jenë të prekshme në jetën e qytetarëve dhe do të kemi një vëmendje te jeta sociale në Shqipëri”, tha Andreas Schieder.

Shqipëria ka hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave për anëtarësimin brenda 13 muajsh dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reformën në drejtësi me vlerësim të veçantë punën e SPAK-ut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!