Dita e premte, pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët deri në pjesërisht me vranësira kalimtare, më të theksuara gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kryesisht në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes. Në këto zona nuk përjashtohen reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, ku vlerat minimale në mëngjes do të luhaten nga 8°C deri në 12°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë nga 20°C deri në 25°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim kryesisht nga veriperëndimi, ndërsa në zonat bregdetare pritet të ketë herë pas here forcim të saj.


