Si do të bëhet shtyrja e pagesës së qirave dhe tre kategoritë që përfitojnë: Zbardhet Akti Normativ

schedule23:57 - 2 Prill, 2020

schedule 23:57 - 2 Prill, 2020

Është zbardhur në Fletoren Zyrtare duke hyrë menjëherë në fuqi Akti Normativ i qeverisë për shtyrjen e pagesës së qirave për shkak të vështirësive financiare që shkaktoi koronavirusi.

Akti Normativ fokusohet tek tre kategori qiramarrësish: Familjarët që kanë humbur punën nga koronavirusi; bizneset e vogla dhe studentët.

Sipas Aktit Normativ, ata nuk do ta paguajnë qiranë për muajt prill dhe maj por duhet të bien dakord me qiradhënësit që pjesa e pashlyer të paguhet me këste gjatë muajve pas majit.

Kushti kryesor është që mes palëve të ketë një kontratë qiraje. /abcnews.al