Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Shtyhet vendimi për Irena Gjokën/ SPAK kërkon pushimin e hetimit, PD: Nuk mund ta vendosë gjykata e saj

schedule18:47 - 4 Maj, 2026

schedule 18:47 - 4 Maj, 2026

Gjykata e Posaçme dështoi edhe këtë herë të shpallte vendimin lidhur me kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet ndaj gjyqtares Irena Gjoka sa i përket veprës penale të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve.

Shkak u bë kërkesa e përfaqësuesve ligjorë të Partisë Demokratike të cilët kërkuan që Gjykata e Posaçme të shpallte mos-kompetencë për shqyrtimin e kësaj kërkese, pasi ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.

Sipas tyre, nuk mundet që e njëjta gjykatë në të cilën Irena Gjoka ushtron funksionin si magjistrate, të shqyrtojë një çështje që lidhet me të.



Gjyqtarja Marinela Osmani shtyu seancën në datë 19 maj, për tu shprehur lidhur me këtë kërkesë të avokatëve, ku më pas pritet të shihet në rast se do të ketë apo jo vendim lidhur me kërkesën që Prokuroria e Posaçme ka depozituar më herët në shkallën e parë të gjyqësorit.

Irena Gjoka u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike, me argumentin se ajo nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim penal që është dhënë nga drejtësia greke në vitin 2005.

Bëhet fjalë për një proces gjyqësor në Greqi, ku është konstatuar në dy episode në kufi, se Irena Gjoka ka përdorur dokumente të parregullta dhe ka bërë tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese.

SPAK pasi kreu veprimet hetimore, zbriti në muajin mars në Gjykatën e Posaçme kërkesën për pushimin e këtij procedimi penal, me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale dhe se nuk provohet që magjistratja Irena Gjoka të ketë kryer vepër penale.

Irena Gjoka është paraqitur vetë në Prokurorinë e Posaçme, me kërkesën e saj për të dhënë sqarime përpara oficerëve të policisë gjyqësore për të sqaruar pozicionin e saj, ku ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në dijeni të atij vendimi dhe se është njohur fillimisht përmes mediave dhe më vonë nga aktet që kanë përcjellë autoritetet greke për drejtësinë shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!