Shtyhet prezantimi i Rey Manajt, mjekët vendosin veton

schedule12:46 - 16 January, 2020

schedule12:46 - 16 January, 2020

Rey Manaj e ka mbyllur marrëveshjen me Barcelonën. Sulmuesi lushnjar do të duhej të kishte fluturuar drejt Katalonjës ditën e sotme, por mjekët i kanë rekomanduar të mos e bëjë diçka të tillë. E gjithë për shkak të një problemi që Manaj ka me veshët.

Fluturimi në lartësi të mëdha i shkakton probleme sulmuesit, i cili pritet që ditën e sotme të fluturojë drejt Barcelonës dhe më pas nesër të prezantohet tek ekipi i ri. Manaj do të aktivizohet me ekipin e dytë të katalanasve.

Nëse paraqitet mirë, atëherë ai edhe mund të ketë mundësinë të luajë me ekipin e parë. Padyshim ky është nëj mision i vështirë për sulmuesin, i cili do të nënshkruajë me Barcelonën një kontratë 4-vjeçare, sikurse edhe është rënë dakord prej ditësh. /abcnews.al