Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës do të vazhdojë ditën e nesërme. Njoftimi është bërë nga kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca
“Seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës do t’i vazhdojë punimet nesër më datë 4 prill 2021 në orën 17:00”, tha Konjufca.
Ditën e sotme raundi i parë për votimin e presidentit të Kosovës dështoi për dy herë rresht për shkak se nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm. Në votimin e parë morën pjesë 78 deputetë ndërsa në votimin e dytë morën pjesë 79 deputetë nga 80 që duheshin.
Në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit ku kandidatë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, edhe pse të pranishëm në sallë ishin 82 deputetë, disa prej tyre nuk morën pjesë në votim.
Sipas procedurave dhe afateve ligjore, i njëjti votim mund të përsëritet deri në afatin e fundit për zgjidhjen e presidentit.
Nëse edhe deri atëherë nuk arrihet kuorumi i nevojshëm, dhe nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme./mv.abcnews.al



