Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shtohen rastet me Covid-19, banorëve në Barcelonë u kërkohet të mos dalin nga shtëpia

schedule15:45 - 17 Korrik, 2020

schedule 15:45 - 17 Korrik, 2020

Banorëve në Barcelonë u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi pas rritjes së rasteve me koronavirus. Po ashtu atyre u është kërkuar që të mos mblidhen në grupe prej katër vetash ndërsa autoritetet mundohen të përmbajnë përhapjen e Covid-19 pa vendosur sërish karantinën.

Shefi i shëndetësisë i Katalonjës, Alba Verges tha: “Ne rekomandojmë që njerëzit të mos lëvizin nëse nuk është absolutisht e nevojshme. Është shumë e rëndësishme që të respektoni masat tani, është mënyra më e mirë për të shmangur karantinën.”

Po ashtu, banorëve iu kërkua që blerjet t’i bëjnë online ndërsa edhe eventet kulturore dhe ato sportive do të limitohen, raporton Reuters.



Barcelona, qyteti i dytë më i madh në Spanjë me një popullsi prej 1.6 milion banorë, po regjistron një rritje të rasteve me koronavirus këto javë. Ndërsa, në nivel kombëtar, vendi rritjen më të shpejtë të rasteve ditore në më shumë se dy muaj të enjten. Në këtë ditë, u konfirmuan 580 raste të reja.

Spanja ka qenë një nga vendet më të goditura nga pandemia në Evropë me më shumë se 28,000 vdekje nga Covid-19. Vendi doli nga një izolim i rreptë kombëtar më 21 qershor por që prej asaj kohe janë shfaqur më shumë se 170 vatra, duke bërë që autoritetet rajonale të imponojnë një pjesë të kufizimeve lokale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!