Shtimi i të infektuarve, Manastirliu dhe Veliu në terren: 0 tolerancë për ata që s’respektojnë masat

schedule14:53 - 4 Korrik, 2020

schedule 14:53 - 4 Korrik, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë dalë sot për të inspektuar zbatimin e masave anti-COVID në aktivitetet e biznesit në Tiranë.

Në një postim në bërë në llogarinë e saj në Facebook, Manastirliu shkruan se nuk do të ketë tolerancë për ata që shkelin ligjin dhe protokollet e sigurisë në mënyrë të përsëritur.

“ Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! Paralajmërim për bizneset për mbyllje aktiviteti në rast të mosrespektimit të protokolleve në mënyrë të përsëritur,” shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Kujtojmë këtu që prej ditësh tashmë vendi ynë po regjistron shifra në rritje të të infektuarve me koronavirus ndërsa vijojnë apelet për të repsektuar masat e sigurisë si për bizneset ashtu edhe qytetarët. /abcnews.al/