PAMJE nga “shtëpia e barit” në Vlorë, e mbushur me 330 bimë kanabis, arrestohet pronari

schedule14:08 - 2 Mars, 2022

schedule 14:08 - 2 Mars, 2022

Vjedhja e energjisë elektrike ka çuar në zbulimin e një “shtëpie bari” në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë.

Deri më tani në shtëpi janë gjetur 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.

Në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., në lagjen “Kushtrimi”, u gjetën të kultivuara në kova plastike, në një ambient të mbyllur, rreth 330 bimë narkotike, mbi të cilat ishin të vendosura 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe objekte të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi materiali bimor cannabis sativa në proces tharjeje. Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë”, thotë policia.

I ndaluar për këtë aktivitet është Anest Rrapaj 40 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Burime për Abc bëjnë me dije se për kultivimin e bimëve narkotike në shtëpinë e barit në Vlorë përdorej energji elektrike.

Operacioni policor vijoi, pasi efektivët kanë informacione edhe për të tjera shtëpi bari, një fenomen ky që tashmë është kthyer në të zakonshëm në vend.

Javëve të fundit policia ka zhvilluar një aksion në disa qytete ndërsa kanë zbuluar disa magazina për mbjellje kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kushtrimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Vlorë. Gjatë operacionit është zbuluar një banesë e përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në banesë u konstatua lidhje e paligjshme elektrike. Sekuestrohen 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Kushtrimi”, një shtetas kishte përshtatur banesën si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kushtrimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Rr., 40 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.

Në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., në lagjen “Kushtrimi”, u gjetën të kultivuara në kova plastike, në një ambient të mbyllur, rreth 330 bimë narkotike, mbi të cilat ishin të vendosura 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe objekte të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi materiali bimor cannabis sativa në proces tharjeje.

Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ”Vjedhja e energjisë elektrike”.

/abcnews.al