Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shtatë ministra të jashtëm europianë vizitojnë Kievin në shenjë mbështetjeje

schedule14:14 - 28 Nëntor, 2022

schedule 14:14 - 28 Nëntor, 2022

Ministrat e Jashtëm të Estonisë, Finlandës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Norvegjisë dhe Suedisë kanë mbërritur sot në Kiev në shenjë mbështetje për Ukrainën.

Gabrielius Landsbergis, ministri i jashtëm lituanez, postoi një mesazh në Twitter për vizitën dhe u zotua se Ukraina do të fitonte pavarësisht “brutalitetit barbar” të Rusisë.

Pekka Haavisto, ministri i jashtëm i Finlandës shprehu admirim për “guximin dhe vendosmërinë” e ukrainasve teksa ata mbronin pavarësinë e tyre.

Anniken Huitfeldt, ministrja e jashtme e Norvegjisë, shpërndau gjithashtu foto të vizitës së saj në kryeqytet dhe tha se vendi i saj shpreh solidaritetin me Ukrainën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!