Shqiptarin nuk e mbajtën nervat, tentoi të vrasë 19-vjeçarin me thikë, arrestohet nga policia italiane

schedule10:24 - 18 Maj, 2022

schedule 10:24 - 18 Maj, 2022

RIMINI – Një 19-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohet për tentativë vrasje të një bashkëmoshatari të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 prill në një provincë të Bolonjas.

Raportohet se i plagosuri po ashtu ishte me nënshtetësi shqiptare. Dy shqiptarët kanë pasur një sherr mes tyre. Në kulmin e një mosmarrëveshjeje të shkaktuar me sa duket për shkaqe të kota, i riu i arrestuar sot nxori thikën dhe qëlloi dy herë në këmbë dhe në bark, bashkëmoshatarin e tij. /abcnews.al/