Shqiptarët të përçarë, garojnë me dy lista në zgjedhjet e Serbisë /Shqiprim Arifi: Presheva ‘peng’ i Kurtit!

schedule16:13 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 16:13 - 16 Dhjetor, 2023

Shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe në zgjedhjet në Serbi janë të përçarë, pasi garojnë me dy lista.

“ABC News” ka ndjekur nga afër situatën në Preshevë. Në një intervistë për gazetaren Linda Karadaku, kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi hodhi akuza ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit po mban peng Preshevën.

“Presheva është peng i inateve të Kurtit. Kurti ka ndërhyrë në një pjesë të spektrit politik. Unë jam kryetari i Partisë që është e para në listë. Numri I votuesve është pakësuar më shumë, shohim se edhe dëshpërimi është I lartë. Këtë vit besoj që pakësohen pasi në Luginë të Preshevës shprehen se nuk përkrahin asnjërin për të çuar deputet në Kuvend”, theksoi Arifi.

Ndërkohë liderët politikë nga Shqipëria dhe Kosova bëjnë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë, pasi i konsiderojnë këto zgjedhje shumë të rëndësishme.

Po ashtu ish-kryeministri Ramush Haradinaj i është drejtuar të gjithë shqiptarëve në këto komuna të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!