Afro tre mije juristë, gjyqtarë, akademikë dhe profesionistë të ligjit nga mbarë bota do të mblidhen në Tiranë në vitin 2027, në kuadër të Kongresit Botëror të Ligjit.
I pranishëm në Spanjë me ftese te mbretit Felipe Vl, kryeministri Edi Rama tha në konferencen per shtyp se fakti qe Shqipëria do të mirëpresë kongresin botëror të drejtësisë është shpërblimi për të gjitha përpjekjet dhe arritjet.
“Ky është një sinjal i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar mjaft e vështirë. Por përmes aleancave të duhura dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë edhe të shkuarën më të keqe, kur vjen fjala për të ndërtuar institucione të besueshme dhe për të garantuar që shteti i së drejtës të mos jetë një fjalë në kushtetutën tonë, por një mënyrë jetese.”
Për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit, qeveria ka miratuar nje fond prej 150 milione lekesh. mirepo ky nuk do jete i vetmi organizim i nivelit te larte qe shqiperia mban ne 2027.
“Në 2027 ne do të mikpresim një seri evenimentesh, të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme, jo 50 vjet më parë, por edhe pak vite më parë, sepse në 2027, Shqipëria do të jetë mikpritëse, jo vetëm e Kongresit Botëror të Drejtësisë, por edhe e Samitit të NATO-s, e po kështu edhe e finaleve evropiane nën moshën 21 vjeç në futboll.”
Gjatë konferencës për shtyp, Rama u pyet edhe për marreveshjen me italine per emigrantët për të cilën tha se Shqiperia i detyrohet Italisë dhe një pakt i ngjashëm me një shtet tjeter, si psh Spanjen nuk do te funksiononte edhe per shkak te largesise gjeografike.
“Nuk e shoh këtë gjë të mundshme dhe nuk mendoj që në fund të fundit, kjo është zgjidhja përfundimtare e krizës kufitare europiane dhe të krizës së emigracionit sepse Europa besoj deri më tani gjendet në një pozicion të vështirë.”