Shqipëria në BE, Mediu: E pengon qeveria e lidhur me krimin dhe blerja e votave

schedule15:38 - 9 Shkurt, 2019

schedule 15:38 - 9 Shkurt, 2019

Lidhja e qeverisë me krimin, blerja e votave dhe mungesa e zbatimit të ligjit pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Këtë shqetësim shprehu kryetari i Partisë Republikane në konferencën e zhvilluar mbi këtë temë në Uashington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa faktorë të brendshëm rendit kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, të cilat sipas tij pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian: zbatimi i sundimit të ligjit dhe i Kushtetutës, lufta kundër krimit të organizuar të lidhur me qeverinë, lufta kundër trafikut të drogës, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, reformë e thellë elektorale.

Në konferencën Pengesat e Ballkanit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian kryerepublikani Mediu tha se Raporti i OSBE/ODHIR ka ngritur problemin e blerjes masive të votave, e cila provohet nga dosje në Prokurori që provojnë që krimi i organizuar me lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë dhe përfaqësues të saj në qytetet kryesore kanë blerë vota dhe manipuluar zgjedhjet, duke e bërë qeverinë të paligjshme.

Gjykata e Lartë nuk funsksionon, më shumë se 50.000 raste janë duke pritur për vendim. Ky tha kryetari republikan në fjalën e tij është cënim i hapur i të drejtave të qytetarëve. Këto dhe problemet ekonomike në vend u trajtuan si probleme themelore nga kryerepublikani Fatmir Mediu në Konferencën Pengesat e Ballkanit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, organizuar nga “Transatlantic Leadership Network”./abcnews.al