“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në BE”, Cakaj: Të hiqet menjëherë kufiri me Kosovën

schedule16:08 - 29 Shkurt, 2020

schedule 16:08 - 29 Shkurt, 2020

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në fjalën e mbajtur, në kongresin e Partisë Socialiste u ndal në çështjen e Integrimit Evropian, ku ka theksuar se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Ndër të tjera Cakaj në fjalën e tij, shprehu se asnjë trajtë bashkëpunimi rajonal, nuk duhet parë si zëvendësim i BE-së, por si zgjatim i projektit të integrimit evropian Shqipërisë.

“Në rast suksesi, Shqipëria nuk do të realizojë thjeshtë një qëllim historik të shumëpritur, por edhe do të fillojë një punë institucionale afatgjatë që do të shënojë një fazë të re në transformimin rrënjësor të vendit.Kjo është rrugë e pakthyeshme, sepse Shqipëria i përket Evropës dhe anëtarësimi në BE është interesi madhor, jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë shqiptarëve.”

Gjithashtu në fjalën e tij Cakaj ka bërë thirrje për heqjen e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Largimi i pengesaa burokratike./abcnews.al