Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, e Zotit dhe e mikut”, Rama: Të mbrohemi nga ndasitë tona

schedule16:22 - 25 Shtator, 2026

schedule 16:22 - 25 Shtator, 2026

NEW YORK– Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, u ndal edhe te vlerat e mikpritjes shqiptare, ndasitë në shoqëri dhe sfidat e komunikimit në epokën e rrjeteve sociale.

Kryeministri foli më tej për atë që e cilësoi si një periudhë të vështirë për komunikimin dhe të vërtetën, duke iu referuar edhe ndikimit të mediave sociale.

Ai theksoi se qëndrimi i tij nuk lidhet me kufizimin e rrjeteve sociale apo të lirisë së shprehjes, por me mënyrën se si, sipas tij, e vërteta po përballet me manipulimin dhe informacionin e rremë.

“Shqipëria i përket Zotit dhe mikut, ashtu siç shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Në shtëpinë ë shqiptarit duhet të këtë vend për gjithkënd, qoftë për strehë dhe qoftë për të ofruar ndihmë. Të mbrohemi nga ndasitë tona.

Nuk po jetojmë më në civilizimin ku arsimi më i mirë, ku sjellja më e mirë, ku mënyra më e mirë e komunikimit me njerëzit janë zhvilluar, por jetojmë barbarinë.

Nuk po them se jam avokat për të mbyllur median sociale, nuk është se po avokatoj, që të përndjekim apo të ndikojmë lirinë e shprehjes, ajo për të cilën avokatoj sot është se e vërtetat nuk ka qenë më e shpërfillur, më e abuzuar, më e konsumuar në emër të gënjeshtrës dhe në emër të manipulimit dhe në emër të së keqes”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!