“Shqipëria e Madhe”, Vuçiç: Serbinë e pret një vit i vështirë

schedule15:11 - 24 Janar, 2021

schedule 15:11 - 24 Janar, 2021

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbinë e pret një vit i vështirë, pasi sipas tij “Shqipëria e Madhe” do të përdoret si presion nga të huajt për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Këtë deklaratë Vuçiç e bëri gjatë një intervistë për televizionin “Prva”, ku edhe foli për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Ai u shpreh se forcat që këmbëngulin për bashkimin me Shqipërinë mund të fitojnë.

“Unë pres presion të madh mbi Serbinë. Është e rëndësishme për ne të përpiqemi të stabilizojmë Listën Serbe, të ruajmë forcën e saj dhe të përgatitemi për presion të rëndë,” tha Vuçiç.

/abcnews.al/