Shpërthimi i Roy Keane: De Gea ka mbaruar, United ta largojë urgjentisht!

schedule19:52 - 18 Gusht, 2020

schedule 19:52 - 18 Gusht, 2020

Legjenda e Manchester United, tashmë analist i SkySport, Roy Keane, ka kritikuar ashpër gardianin spanjoll, David De Gea, në deklaratën e tij më të fundit në kanalin e njohur sportiv. “De Gea? Nuk më pëlqen shumë. Bën shumë gabime, disa prej tyre i kushtojnë pikë të rëndësishme Manchester United. Ky është mendimi im personal.

Nëse Manchester United do të luftojë për Premier League, duhet të ndryshojë patjetër portier. I duhet një portier më i mirë”. United ka nevojë për një ndryshim, e kanë bërë në të kaluarën, pse mos ta bëjnë tani.

Për të fituar, Liverpooli ka ndryshuar dhe ka marrë një portier më të fortë, si Alisson. Ku është problemi? De Gea nuk po luan mirë. Bën shumë gabime dhe duhet të largohet. Ka shumë portierë më të mirë në qarkullim”, u shpreh Roy Keane./abcnews.al