Shpërthim me tritol në oborrin e shtëpisë (foto në brendësi)

schedule16:20 - 22 Prill, 2019

schedule 16:20 - 22 Prill, 2019

Një sasi lënde plasëse shpërtheu gjatë natës në një makinë të parkuar në oborrin e shtëpisë në Tiranë.

Në një njoftim të policisë thuhet se ngjarja ndodhi “rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës, në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të L. Ç.”.

Nuk dihen ende shkaqet e vendosjes së kësaj lënde plasëse, ndërsa shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al