Shpërthim i fuqishëm pranë një lokali në Tiranë

schedule07:20 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 07:20 - 7 Dhjetor, 2019

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H.

Nga shpërthimi raportohet vëtëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.12.2019, rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm  dëme materiale.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al