Shpërthim i fuqishëm në Çikago, tre persona në gjendje kritike për jetën

schedule18:28 - 20 Shtator, 2022

schedule 18:28 - 20 Shtator, 2022

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një kompleks banimi në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas informacioneve fillestare, të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve janë të shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

Mbeturinat nga katet e sipërme të ndërtesës, të vendosura në kryqëzimin e rrugëve West Washington dhe North Central, u shpërndanë në një distancë të gjatë, siç shihet në imazhet e transmetuara nga mediat amerikane. Po ashtu shihen edhe makina të parkuara që kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Më shumë se 10 autoambulanca shkuan në vendin e shpërthimit, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkonin të gjithë të bllokuarit në rrënoja.

Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Çikagos. /abcnews.al