Shpërthen transformatori tek nënstacioni në Shkodër

schedule21:30 - 30 Nëntor, 2017

schedule 21:30 - 30 Nëntor, 2017

Tre elektriçistë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një transformatori tek nënstacioni Shkodra 1. Ndërsa një tjetër elektriçist humbi jetën në Fier pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

U nisën për te riparuar një defekt tek nënstacioni Shkodër 1 dhe përfunduan të plagosur.
Tre elektriçistië, në punë e sipër për të rikthyer dritat në zonë, ranë në kontakt me energjinë elektrike.
Më pas në transformator pati një shpërthim i cili u shkaktoi djegie të rënda punonjësve të OSHEE.

Ndihmën e parë e morën në spitalin e Shkodrës. Elektriçistët Afrim Halluni dhe Erjon Hafizi në gjendje më kritike u dërguan në Tiranë, kurse i treti Anton Berisha është nën kujdesin e bluzave të bardha në Shkodër.
Më herët, një elektriçist humbi jetën duke punuar në një shtyllë elektrike. Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në fshatin Kurjan të Fierit.
Policia lokale bëri me dije se 50 vjeçari Sabri Vringa ra në kontakt me energjinë teksa po punonte në një shtyllë elektrike.
Defekti ishte shkaktuar nga moti i keq në Fier. /abcnews.al

 

https://youtu.be/viA0ye73zA0