Shpërndahet Parlamenti në Izrael, zgjedhje të reja më 2 mars

schedule11:50 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 11:50 - 12 Dhjetor, 2019

Mungesa e marrëveshjes mes dy partive kryesore, Likud dhe Bardhë e Blu, bëri të pashmangshme shpërndarjen e parlamentit dhe rikthimin në qendrat e votimit. Izraeli në këtë mënyrë shkon në zgjedhje të reja në 2 mars të vitit të ardhshëm.

Numri dy i partisë Bardhë e Blu, Jair Lapid deklaroi se fëmijët duhet të mbahen larg ekranit të televizorit pasi do të ketë zgjedhje të reja dhe si pasojë një festival urrejtjeje, dhune dhe neverie. Ai së bashku me liderin Beni Gantz drejtoi negociatat për krijimin e qeverisë.

Negociata që kanë nisur menjeherë pas votimeve të muajit shtator pas përpjekjeve të vazhdueshme as Lapid dhe as Gantz nuk arritën të gjejnë një marrëveshje me kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili propozoi një ekzekutiv uniteti dhe një alternativë drejtuese.

Në dështimin e arritjes së një marrëveshjeje ndikuan dhe problemet gjyqësore të cilat përfshinë kryeministrin, së fundmi i akuzuar në tre çështje të ndryshme nga prokurori i përgjithshëm i vendit. Netaniau duhet të mbrohet nga akuzat për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me pushtetin që vënë në rrezik serioz mbijetesën e tij politike.

Ndërkohë kryeministri, pas shumë mëdyshjeve i ka dhënë dritën e gjelbër zgjedhjeve për kryetarin e ri të Likud.

Netaniau u dorëzua para presioneve të përfaqësuesve të partisë së tij të cilët prej kohësh dëshironin zgjedhje Brenda partisë. Në 26 dhjetor Netaniau do të përballet me rivalin e tij kryesor Gideon Saar./abcnews.al