Shpallet qytetar nderi i Hasit Gafur Mazrreku, në 1997 plagosi Azem Hajdarin

schedule13:24 - 18 Qershor, 2018

schedule 13:24 - 18 Qershor, 2018

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Keshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrrekun “Qytetar Nderi të Hasit”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq në Pushtetin Vendor”. Vendimi është kundërshtuar nga Këshilltarët e djathtë. Miftar Dauti, Kryetar i Këshilltarëve të djathtë, tha se vendimi është i jashtëligjshëm, pasi vendimi është marrë pa prezencën e këshilltarëve të djathtë. Dauti ka sqaruar se “Ne kërkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohë këshilltarët e majtë e kanë miratuar propozimin e administratës së bashkisë”.

Të djathtët i kanë bërë thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim. Gafur Mazrreku është i njohur për skenën politike shqiptare, pasi më 18 shtator të vitit 1997 brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, pas një sherri verbal dhe më pas fizik me deputetin Azem Hajdari ai nxorri armën dhe plagosi Hajdarin.

Pas këtij atentati, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar. Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, dhe në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti. /abcnews.al