Shkon në mbi 146 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA

schedule17:55 - 23 Korrik, 2020

schedule 17:55 - 23 Korrik, 2020

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në ka arritur në 146.200. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1.217 viktima.

SHBA vijon të jetë vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara po ashtu edhe të viktimave.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1,94 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 50,7 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 436.576 raste të konfirmuara dhe 32.617 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.231.871 raste, India me 1.257.828 raste dhe Rusia me 795.038.